• Македонски
  • English
  • Shqip

Zhvillimi i produkteve

Zhvillimi i Produkteve dhe PRITSHMËRIA e konsumatorëve 

Zhvillimi i produkteve të reja është një proces i gjatë, kompleks dhe shpeshherë i shtrenjtë. Ky është një proces i plotë që përfshin të gjitha fazat e paraqitjes të plotë të produktit të ri në tregun e synuar. Procesi i suksesshëm i zhvillimit të një produkti të ri në parim përfshin dy aspekte kryesore dhe paralele siç janë:

- hulumtimi në marketing dhe analiza e tregut - të kuptuarit e tregut dhe

- dizajnimi dhe zhvillimi i një produkt të ri, prodhimi i tij dhe komercializimi.

Blerësit e tregjeve globale kanë pritshmëri të caktuara minimale që duhet të përmbushen në qoftë se një biznes i vogël dëshiron të shesë produktet e veta në këtë treg.

Dizajnimi i produktit – konsumatorët presin: 

  • produkt unik dhe inovative,
  • funksional (dhe më pak dekorative)
  • produkti të jetë i dizajnuar në përputhje me rregullat e tregut në fjalë, regullat kanë të bëjnë me madhësinë dhe materialet e përdorura.

Çmimi i produktit – konsumatorët presin: 

  • çmimet që janë konkurruese me produktet e krahasueshme në tregun vendas,
  • çmimet që plotësojnë cilësinë dhe dizajnin e produktit,
  • çmimet që janë të qëndrueshme dhe nuk do të ndryshojnë shpesh dhe në mënyrë dramatike.

Cilësia e produktit – konsumatorët presin: 

  • produkt me cilësi të mirë (përgatitja, ngjyra, madhësia dhe dizajni)
  • qëndrueshmërija e cilësisë, që është sfida më e madhe për bizneset e vogla, sidomos kur bëhet fjalë për sasi të mëdha.

Dorëzimi– konsumatorët presin: 

  • dorëzimi të organizohet nga vetë biznesi,
  • dorëzimi të jetë në kohë dhe afatet e caktuara duhet të plotësohen,
  • dorëzimi të jetë cilësor, që do të thotë transport kualitativë dhe paketim të përshtatshëm që do të parandalojë shkatërrimin e produktit të dorëzuar.
  • Dorëzimi– konsumatorët presin:

Përkrahje për blerësit dhe logjistikë (Customer service)– konsumatorët presin: 

  • Komunikimi i vazhdueshëm duhet të jetë i shpejtë dhe i qartë dhe të ofroj zgjidhje efikase të problemeve të mundshme

 

Кonsalting per Zhvillim Strategjik

Кonsalting per Zhvillim Strategjik SHPK

Pirinska 45-2/13,

1000 Shkup

Republika e Maqedonise

Tel.: +389 2  3119 106

Fax: + 389 2 3118 737

е-mail: contact@sdc.com.mk