• Македонски
  • English
  • Shqip

Mbështetje mentorike

  PËRSE MBËSHTETJE MENTORIKE?

Mentorimi është dëshmuar si një mënyrë shumë praktike për të ndihmuar bizneset e reja në periudhën e parë pas formimit të tyre. Pronarët e bizneseve të vogla / mikrobiznese shpesh herë kanë role të shumëfishta në biznes; si prodhues, shitës, kontabilistë, etj. Për këtë arsye është shumë e rëndësishme  që të marrin dhe të përdorin këshilla nga jashtë të cilat do të ndihmojnë në rritjen e biznesit të tyre.

Mentorët më mirë mund të ndihmojë në rritjen e biznesit dhe në forcimin e aftësive sipërmarrëse të themeluesve të bizneseve. Ata kanë rolin e një udhëzues për sipërmarrësit e rinjë të cilëve ua mundësojnë të mësojnë nga përvoja dhe njohuritë e tyre që, gjë që mund të merret vetëm në seminare / klasa.

Bizneset inkluzive ofron programin e mentorimit i cili synon përmirsimin e aftësive të sipërmarrësit nëpërmjet projektit për mbështetjen e bizneseve. Në këtë projekt  zhvillohet biznes plani dhe sipërmarrësit janë ende në fazën e parë të  formimit të bizneseve të tyre.

Mbështetja mentorike i orienton sipërmarrësit që në mënyrë të suksesshme  ti përshtaten dhe t'iu përgjigjen nevojave të tregut dhe rregullave të tregut. Mentorimi i përshtatet nevojave të shfrytëzuesve dhe mbulon fushën e marketingut, shitjes, etiketimit, standardeve ndërkombëtare të cilësisë apo kualitetit dhe fusha tjera.

Projekti për ngritjen e bizneseve në mjediset multietnike ofron mbështetje mentorike në: marketing dhe shitje, zhvillimi i produkteve dhe mbështetja tekniko - teknologjike. Përshkrim të shkurtër  për çdo shërbim mund të gjeni më poshtë

Çfarë është marketingu? Procesi i njohjes së nevojave dhe dëshirave të konsumatorëve dhe kënaqësinë e tyre duke krijuar një produkt / shërbim, distribuimin e tij dhe shkëmbimin e kënaqësisë së palëve të interesuara. 

Qëllimet kryesore

  • Për të kënaqur konsumatorët 
  • Për të arritur qëllimet e shitësit (fitimi)
Më tepër

Zhvillimi i produkteve të reja është një proces i gjatë, kompleks dhe shpeshherë i shtrenjtë. Ky është një proces i plotë që përfshin të gjitha fazat e paraqitjes të plotë të produktit të ri në tregun e synuar. Procesi i suksesshëm i zhvillimit të një produkti të ri në parim përfshin dy aspekte kryesore dhe paralele siç janë:

- hulumtimi në marketing dhe analiza e tregut - të kuptuarit e tregut dhe

- dizajnimi dhe zhvillimi i një produkt të ri, prodhimi i tij dhe komercializimi.

Më tepër

Donec ullamcorper nulla non metus auctor fringilla. Vestibulum id ligula porta felis euismod semper. Praesent commodo cursus magna, vel scelerisque nisl consectetur. Fusce dapibus, tellus ac cursus commodo. Donec ullamcorper nulla non metus auctor fringilla. Vestibulum id ligula porta felis euismod semper. Praesent commodo cursus magna, vel scelerisque nisl consectetur. Fusce dapibus, tellus ac cursus commodo.Donec ullamcorper nulla non metus auctor fringilla. 

Më tepër

Кonsalting per Zhvillim Strategjik

Кonsalting per Zhvillim Strategjik SHPK

Pirinska 45-2/13,

1000 Shkup

Republika e Maqedonise

Tel.: +389 2  3119 106

Fax: + 389 2 3118 737

е-mail: contact@sdc.com.mk