• Македонски
  • English
  • Shqip

Biznes planifikimi

     PËRSE BIZNES PLANIfikimi?

Biznes plani është një dokument i shkruar në bazë të së cilit ndërtohet biznesi. Biznes plani  shpjegon idenë e biznesit, të dhënat e prodhimit, personelit dhe mekanizmat e kontrollit. 

Pjesa financiare paraqet pasqyrat financiare, të ardhurat e projektuara dhe shpenzimet, detajet e kredive dhe investimeve.

Përgaditja e biznes planit

Përgaditja e biznes planit është një ndër detyrat më të rëndësishme gjatë periudhës kur fillon biznesin personal. Deri sa përgaditet biznes plani do të shfaqen pyetje apo probleme për të cilat asnjëherë më parë nuk keni menduar. Në qoftë se këto probleme nuk analizohen në kohë mund që në të ardhmen të sjellin probleme serioze. 

Pasi që të krijohet biznes plani, ju do të mund më mirë ti kuptoni mundësitë dhe pikat e dobëta të biznesit. Biznes plani i përgaditur në mënyrë profesionale nuk është mënyra e përkryer për sukses, mirëpo pritet që duke i ndjekur drejtimet gjatë përgaditjes së biznes planit, biznesi juaj do të ketë mundësi më të mira për sukses.

Biznes planifikimi përfshin temat në vazhdim:

Përcaktimi i qëllimeve

Cili është misioni juaj - si do ta përshkruanit aktivitetin që ju dëshironi  ta ndiqni në të ardhmen? Cilat janë qëllimet tuaja afatshkurte dhe afatgjate - si do ti përshkruani detyrat që ju doni ti realizoni në të ardhmen?

Analiza SWOT 

Komponentat e analizës SWOT janë: Strengths (Fuqitë), Weaknesses (Dobësitë), Opportunities (Mundësitë) dhe Threats (Rreziqet). Strengths (Fuqitë)  janë nën kontrollin e sipërmarrësit dhe ato ndodhin në të tashmen. Weaknesses (Dobësitë) poashtu  janë nën kontrollin e sipërmarrësit dhe ato ndodhin në të tashmen. Opportunities (Mundësitë)  janë pozitive dhe janë faktorë të favorshëm nga të cilat sipërmarrësi duhet të përfitojë ose mund  ti ndihmojnë që ideja e tij e projektit të realizohet në kushte reale dhe praktike. Threats (Rreziqet) janë faktorët e jashtëm që ndikojnë negativisht në realizimin e projektit dhe janë jashtë kontrollit të sipërmarrësit.

Analiza financiare

- Të dhëna financiare historike 
- Deklarata e burimeve dhe përdorimit të fondeve për financim
- Analiza e ndjeshmërisë
- Vlerësimi i rrezikut dhe kontrollit

Кonsalting per Zhvillim Strategjik

Кonsalting per Zhvillim Strategjik SHPK

Pirinska 45-2/13,

1000 Shkup

Republika e Maqedonise

Tel.: +389 2  3119 106

Fax: + 389 2 3118 737

е-mail: contact@sdc.com.mk