• Македонски
  • English
  • Shqip

Shërbimet

çfarë shërbime ofron projekti për ngritjen e bizneseve në mjediset multietnike? 

Projekti për ngritjen e biznesevemjediset multietnike i ofron këto shërbime; biznes planifikim, ndihmë juridike dhe administrative, mbështetje mentorike dhe mbështetje financiare - programi për grante. Përshkrim të shkurtër  për çdo shërbim mund të gjeni më poshtë.

Biznes plani është një dokument i shkruar në bazë të së cilit ndërtohet biznesi. Biznes plani  shpjegon idenë e biznesit, të dhënat e prodhimit, personelit dhe mekanizmat e kontrollit.

Pjesa financiare paraqet pasqyrat financiare, të ardhurat e projektuara dhe shpenzimet, detajet e kredive dhe investimeve.

Më tepër

Nëse jeni fillestar në botën e biznesit, me siguri pyesni veten se çfarë forma ligjore për regjistrim të biznesit ekzistojnë në Republikën e Maqedonisë, cilët janë karakteristikat e tyre dhe procedura për regjistrimin e tyre.

Në Republikën e Maqedonisë biznesin tuaj mund ta regjistroni si: bujk individual, zejtar, ushtrues i veprimtarisë vetanake, tregtar individual dhe shoqëri më përgjegjësi të kufizuar.

Më tepër

Mentorimi është dëshmuar si një mënyrë shumë praktike për të ndihmuar bizneset e reja në periudhën e parë pas formimit të tyre. Pronarët e ndërmarrjeve të vogla / mikro shpesh herë kanë role të shumëfishta në biznes; si prodhues, shitës, kontabilistë, etj. Për këtë arsye është shumë e rëndësishme  që të marrin dhe të përdorin këshilla nga jashtë të cilat do të ndihmojnë në rritjen e biznesit të tyre.

Më tepër

Gjatë planifikimit për të filluar ose zgjeruar biznesin duhet të  mendohet apo planifikohet se si do të financohet i njejti. Ndonjëherë pronarët kanë ca kursime personale, disa planifikojnë që ti marin hua nga familjarët apo njerëzit më të afërt, ose vendosin që të aplikojnë në bankë ose vende tjera për kursime. Mirëpo për fillestarët është veçanërisht e vështirë për të përmbushur kushtet e përcaktuara nga bankat apo institucionet e tjera që ofrojnë kredi për biznese.

Më tepër

Кonsalting per Zhvillim Strategjik

Кonsalting per Zhvillim Strategjik SHPK

Pirinska 45-2/13,

1000 Shkup

Republika e Maqedonise

Tel.: +389 2  3119 106

Fax: + 389 2 3118 737

е-mail: contact@sdc.com.mk