• Македонски
  • English
  • Shqip

Ballina

PROJEKTI PËR NGRITJEN E BIZNESEVE NË MJEDISET MULTIETNIKE

Zgjatja e projektit: Qershor 2014 –Prill 2016

Rajonet e synuara: Pollogu dhe rajoni Verilindor, Republika e Maqedonisë


 PËRMBLEDHJE E SHKURTËR E PROJEKTIT 

Aktivitetet janë të fokusuara në themelimin e bizneseve të reja (start-up) në dy rajone rurale multietnike në Republikën e Maqedonisë,  rajonin e Pollogut dhe atë Verilindor. Qëllimi i përgjithshëm është që të përmirësohen praktikat afariste midis grupeve qëllimore në të dyja rajonet dhe të ofrohet zgjidhje afatgjate për rritje dhe zhvillim të vazhdueshëm të bizneseve. Projekti përbëhet nga dy komponentë: komponenti për punë në terren dhe komа.

 KOMPONENTI PËR PUNË NË TERREN

Ky komponent është program i orientuar kah veprimit i cili duhet të identifikojë një sërë idesh afariste dhe nisma joformale ekonomike midis grupeve qëllimore në të dyja rajonet, dhe do të duhej të sigurojë një pako shërbimesh për shfrytëzuesit e projektit.

Gama e shërbimeve përfshin:

  • elaborim të idesë afariste në një plan afarist;
  • mbështetje për marketingun e prodhimeve dhe shërbimeve;
  • ndihmë në zhvillimin e prodhimeve dhe shërbimeve të reja;
  • mbështetje për qasje në tregjet lokale, rajonale dhe kombëtare.

I njëjti komponent duhet të sigurojë gjithashtu ndihmë në zhvillimin e planeve financiare për fillim dhe qëndrueshmëri në 3-5 vitet e para të biznesit. Një sërë e gjerë e resurseve strategjike do të sigurohet për të qenë të suksesshme bizneset në fazat e hershme duke përfshirë këtu: inkubacionin, këshillim dhe mentorim për biznes strategjik, mikrofinancim, mbështetje në aspektin industrial etj. E gjithë mbështetja duhet të çojë kah regjistrimit formal të bizneseve në pronë të të rinjve dhe grave dhe duhet të sigurojë një themel të fortë për punësim kuptimplotë në zonat rurale.

KOMPONENTI PËR PËRFORCIM INSTITUCIONAL

Komponenti i dytë i këtij projekti do të duhej në fakt të konsolidohet mbi mbështetjen ekzistuese për bizneset e reja të siguruar nga institucionet kombëtare. Në këtë drejtim, projekti do të rishikojë masat dhe mekanizmat ekzistues për përkrahje të bizneseve të zhvilluara nga institucionet kombëtare për të tejkaluar varfërinë dhe për të rritur punësimin në vend. Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet shfrytëzimit të masave dhe mekanizmave për përkrahjebiznesit nga ana e popullatës në zonat rurale. Prezantimi i masave dhe debateve do të organizohet me qëllim që të shpërndahen informata për masat ekzistuese nëpër zonat rurale, së bashku me informata të hollësishme për procedurat e zbatuara, kërkesat administrative dhe dokumentacionin e nevojshëm për të përfituar nga masat për mbështetje. Aq më tepër, projekti do të shqyrtojë pengesat dhe kufizimet e mundshme me të cilat ballafaqohen njerëzit nëpër zonat rurale gjatë përpjekjes së tyre për të shfrytëzuar masat ekzistuese. Projekti më tutje do të analizojë dhe përmbledhë pengesat aktuale në një formë të informatave kthyese deri tek institucionet kombëtare. Me qëllim që të arrihet kjo, projekti do të bashkëpunojë dhe krijojë partneritete me institucionet afariste lokale dhe rajonale dhe ofruesit e shërbimeve dhe së bashku do të rishikojnë rekomandime dhe zgjidhje të caktuara të cilat do të duhej të ndihmonin zhvillimin e vazhdueshëm afarist nëpër zonat rurale.


Projekti zbatohet nga:

 Konsalting për Zhvillim Strategjik - Zyra e projektit,

Bul. Partizanski odredi , nr. 43А, 1/1/11 1000 Shkup, Republika e Maqedonisë

Telefon : + 389 (0)2 3119 107

www.sdc.com.mk

Ky projekt është mbështetur nga Ambasada Britanike në Shkup

 

Кonsalting per Zhvillim Strategjik

Кonsalting per Zhvillim Strategjik SHPK

Pirinska 45-2/13,

1000 Shkup

Republika e Maqedonise

Tel.: +389 2  3119 106

Fax: + 389 2 3118 737

е-mail: contact@sdc.com.mk